Maqedoni
Shtatë migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore kapen të fshehur në një kamionë në Bogorodicë
27.05.2025 13:09
Shërbimi i skanerëve mobilë ka parandaluar përpjekje për hyrje ilegale...

Shërbimi i skanerëve mobilë ka parandaluar përpjekje për hyrje ilegale të shtatë migrantëve me prejardhje nga vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.
Migrantët janë zbuluar gjatë një kontrolli të detajuar të dy automjeteve të ngarkesës me targa polake, gjatë hyrjes në shtet përmes pikës kufitare Bogorodicë, ku ishin fshehur në hapësirën e ngarkesës të dedikuar për paleta.
Në kamionin e parë janë gjetur katër persona – dy shtetas të Sirisë, një nga Egjipti dhe një nga Iraku. Në të dytin janë zbuluar tre persona, shtetas të Algjerisë dhe Palestinës. Në të dy rastet migrantët janë dorëzuar tek zyrtarët policorë kompetentë në pikën kufitare për procedura të mëtejshme.
Ekipi mobil doganor në pikën doganore të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një dërgese për import nga Dubai për një kompani maqedonase, zbuloi 20 orë të mençura Apple Watch Ultra dhe 11 kabllo për karikues, me vlerë totale prej 680 mijë denarësh, të cilat nuk ishin të përfshira në dokumentacionin doganor.
Një ekip mobil doganor në bashkëpunim me policinë e MKEK – OGRM konfiskoi 13 kuti me nga 50 qese facoleta të lagështa për potencë dhe katër çanta femrash të firmës “Gucci”. Produktet e pa shpallura janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që udhëtonte në linjën Turqi – Kosovë.
Dogana në pikën kufitare Jazhincë, në dy raste ndaloi kontrabandë, duke konfiskuar një dron MAVIC 2 me tre bateri dhe tetë helika rezervë me vlerë të vlerësuar prej 72 mijë denarësh, si dhe 406 produkte të ndryshme tekstili.
Gjatë kontrollit të një autobusi në hyrje të shtetit në pikën kufitare Deve Bair, në dy valixhe në pronësi të një udhëtari janë gjetur mbi 75 copë veshje të markave të njohura të cilat nuk ishin deklaruar.
Doganierët në pikën kufitare Bogorodicë konfiskuan 8 blloqe cigaresh pasi u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti ngarkese në hyrje të shtetit. Kontrolli u bë pas një denoncimi në numrin 197, dhe cigaret e padeklaruara ishin të futura në një qese të ngjitur me ngjitës dhe të mbuluara me mallra të tjera.
Në një rast tjetër, gjithashtu pas denoncimit në numrin 197 në pikën kufitare Bogorodicë, u thirr Shërbimi i skanerëve mobilë, i cili gjatë skanimit të automjetit zbuloi gjashtë blloqe cigaresh në kabinën e shoferit, të cilat nuk ishin deklaruar.
