Kosovë, dështon tentimi i 22-të për konstituim, aksion simbolik para Kuvendit kundër bllokadës
27.05.2025 15:00
Dështon edhe tentimi i 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës...

Dështon edhe tentimi i 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Paraprakisht organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni.
Para hyrjes së Kuvendit janë vendosur ulëse që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to ishin vendosur pankarta me mesazhe që, sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjësinë e deputetëve.
