Botë

Lufta Rusi-Ukrainë, Rusia vazhdon me sulmet në Ukrainë

27.05.2025 15:03

Forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën me gati një mijë raketa...

Forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën me gati një mijë raketa dhe dronë në tre ditët e fundit. Autoritetet ukrainase thanë se të lënduar u regjistruan në jug dhe juglindje. Moska, nga ana tjetër, fajëson përgjimin e rreth 100 dronëve në shtatë rajone. Zelenski me qëndrimin se Rusia po e zgjat luftën.
 
"Nga informacioni i marrë nga shërbimet e inteligjencës dhe nga të dhënat prej burimeve të hapura, mund të shohim se Putini dhe rrethi i tij nuk planifikojnë t'i japin fund luftës. Për momentin, nuk ka indikacione se ata po e shqyrtojnë seriozisht paqen ose diplomacinë. Përkundrazi, ka shumë prova se ata po përgatiten për operacione të reja ofensive. Rusia po mbështetet në një luftë të zgjatur", u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Nga Minisrtia e jashtme ruse thonë se po punonjë në memorandumin për arritjen e marrëveshjes së paqes me Ukrainën,i cili p[asi të pregaditet do ti dorëzohet Kievit.
 
“Rusia vazhdon të punojë në memorandumin për arritjen e paqes me definimin e pozicioneve. Ashtu si jane principet e zgjidhjes, korniza kohore për marrëveshje eventuale paqësore, ndërprejen e zjarrit. Presim se ana e Ukrainës po e bën të njëjtën gjë dhe do të na shkëmbej rrjedhën e informacineve, njëkohësisht me pranimin e dokjumentit rus”, theksoi zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zaharova.
 
Tek aleatët perendimor po fiket shpresa për ti dhënë fund luftës tre vjecare. Kancelari gjerman thotë se lufta do të zgjas sepse rusia refuzon fillimin e negociatave. Merc më parë njoftoi se Berlinii nderpreu kufizimet e Ukrainës për përdorimin e armëve me goditje të gjatë.
 
“Kjo tregon se Putin dhe Rusia nuk kanë interes të arrinë ndërprejrejn e zjarrit, madje as marëvedhje paqësore. Si pasojë e asaj, Ukraina duhet të mbrohet dhe ne duhet ti forcojmë përpjektet tona edhe më shumë”, u shpreh kancelari gjerman Fridrih Merc.
 
Bashkimi Evropian pritet të miratojë zyrtarisht programin e tij prej 150 miliardë eurosh për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në bllok.
 
BELINDA KOKA ADEMI