Investime në futboll, zyrtare: Fortuna bëhet me pronar të ri
Fortuna prej kohësh ka vuajtur mungesën e një sponsori...

Fortuna prej kohësh ka vuajtur mungesën e një sponsori dhe të gjithë shpresonin që klubi një ditë të sigurojë financat që sa më shpejt të ngjiten në Ligën e Dytë. Tani kësaj pritje i ka ardhur fundi, pasi klubi nga Hasanbegu, FC Fortuna, falë angazhimeve të pronarit të QS “ER7”, ky klub është bërë me sponsor e pronar të ri.
Biznismeni turk Fatih Sandal, tani zyrtarisht është drejtues i ri skuadrës së “Fortuna”. Kjo është njoftuar në një ceremoni të organizuar nga klubi hasanbegas, për prezantimin e drejtuesve të rinj të klubit.
“Disa futbollistë shumë më kanë pëlqyer, talent të shkëlqyeshëm dhe qëllimi ynë është që ti promovojmë ata me fokus të zhvillimit të akademisë për të cilën kemi shumë informacione se punët me standard të lartë dhe se nga këtu kanë dalë mjaft futbollist të mirë. Do ti shfrytëzojmë të gjitha linqet me klubet e mëdha turke dhe ti promovojmë talentët” – tha Fatih Sandal, sponsor i KF Fortuna.
Me ardhjen e pronarit të ri Fatih Sandal, si dhe me ndryshime në stafin drejtues, e në kohë të njëjtë edhe me angazhimin e trajnerëve të rinjë, ëndërra e shumë e shumë gjeneratave që për më shumë vite kanë pritur që klubi nga Hasanbegu, që të ngjiten në Ligën e Dytë të Maqedonisë do bëhet realitet.
“Kam shumë miq që kanë qenë direkt të inkuadruar në punën e klubeve dhe e di se mbretëron një dashuri e madhe për futbollin. Nuk e kisha parashikuar se ekziston një dashuri kaq e madhe për futbollin në Hasanbeg dhe për këtë duhet buxhet. e për këtë jemi këtu. Të ju them të drejtën, kemi siguruar shumë të dhëna për këtë klub të Ligës së Tretë, duam ta inkuadrojmë në Ligën e Dytë e varësisht nëse mund të sigurojmë luajtje në një rang më lart apo do mbesin në Ligën e tretë edhe transferimet do kryhen.” – u shpreh Fatih Sandal, sponsor i KF Fortuna.
Ndryshe ky klub është pionier i futbollit në vend. Zanafilla e tij është në mesin e tri skuadrave të para që zyrtarisht janë formuar në vitin 1919, së bashku me Makedonija dhe Napredokun. (Safet Ademi, TVM2)
