Vetura elektrike me qira për shkupjanët, Mexhiti: Përfitimet ekologjike do të jenë të shumta
Shkupjanët do të mund të marrin me qira vetura elektrike...

Shkupjanët do të mund të marrin me qira vetura elektrike, sipas të njëjtit parim të marrjes me qira të skuterëve elektrikë. Gjatë promovimit të këtyre automjeteve, ministri i Ambientit, Izet Mexhiti, tha se në fillim do të vihen në dispozicion 100 automjete elektrike.
Qiraja do të kushtojë 22 denarë për kilometër dhe të gjitha komunat e Shkupit kanë siguruar vende parkimi për këto automjete.
“Bëhet fjalë për sistemin e parë plotësisht elektrik për shpërndarjen e automjeteve në Maqedoni, që përfshin infrastrukturë teknike të zhvilluar, si dhe sjell përfitime të shumta ekologjike, sociale dhe ekonomike për shtetin siç janë: përmirësimi i cilësisë së ajrit, përdorimi i automjeteve plotësisht elektrike që nënkupton emision zero të gazrave të dëmshëm që ndihmon drejtpërdrejt në uljen e ndotjes së ajrit veçanërisht në zonat urbane, ulja e zhurmës në qytete. Automjetet elektrike janë dukshëm më të qeta se sesa ato me motor klasik, duke e krijuar një ambient më të qetë dhe më të shëndetshëm për jetën në qytet.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti.
Për të marrë në përdorim automjetin duhet të shkarkohet aplikacioni në celular avant2Go.mk, përmes të cilit mund të paguani dhe të merrni me qira një automjet. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
