Çair, Arsovska sërish denoncon për ndërtime pa leje

27.05.2025 18:21

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska...

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përmes një video paraqitjeje në fejsbuk, sërish ka akuzuar kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu, për legalizimin e ndërtimeve pa leje, që sipas saj, janë realizuar përmes falsifikimit të dokumenteve. Përveç komunës së Çairit, ndërtime të këtilla dhe legalizime nuk bën asnjë komunë tjetër në Qytetit e Shkupin, u shpreh Arsovska.

“Visar, të presim këtu të vish. Ke bërë falsifikim të dokumenteve  me të cilat ke bërë legalizim në kundërshtim me ligjin. D.m.th. je përgjegjës dhe duhet të dëshmosh se si ke pasur sukses t'i regjistrosh këto legalizime në kadastër pa pasur dokumente nga qyteti i Shkupit. Nga qyteti i Shkupit të janë përgjigjur se këtë ndërtim të egër e ke bërë vitin e kaluar dhe jo në vitin 2011. T'i kemi zbuluar 150 ndërtime të tilla të egra dhe t'i kemi kthyer. Asnjë nga këto ndërtime të egra nuk do të kalojnë. T'i që ke arritur falsifikim t'i regjistrosh, do t'i nxjerrim një nga një.”, - deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

TVM2 kontaktoi shërbimet e komunës së Çairit për akuzën në fjalë,  prej ku thanë se për këtë temë do të prononcohen në formë të organizuar.

Prokuroria Themelore në Shkup po punon rreth njoftimeve për ndërtimet pa leje

Ndërkohë, për këtë rast dolën me komunikatë nga Prokuroria Publike Shtetërore.

“Sa i përket dyshimeve për objekte pa leje në komunën  e Çairit, Prokuroria Themelore Publike -  Shkup, ka pranuar njoftim nga Sektori për Punë të Brendshme, Shkup, për të cilin tashmë po punohet. Njëkohësisht  përkujtojmë se të  gjithë zyrtarët që kanë dijeni ose prova për  vepër penale, ligjërisht janë të detyruar që t'i raportojnë tek autoritetet kompetente.”.

Ditë më parë, Arsovska edhe para një ndërtimi tjetër në komunën e Çairit, adresoi akuza të njëjta ndaj kryetarit të komunës së Çairit, Ganiu, e cila këtë të fundit e akuzoi për ndërtimin e objekteve pa leje në tokë shtetërore.

Fërkimet mes komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit filluan para disa ditëve, kur target ishin mbeturinat në komunën e Çairit.

Kryetari Ganiu akuzoi qytetin e Shkupit për moskryerjen e detyrimeve me menaxhimin e mbeturinave. Por, kryetarja e Shkupit, Arsovska, edhe për këtë e bëri fajtore komunën e Çairit. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)