Maqedoni
Komuna e Tetovës fillon shënimin e vendparkimeve, për parkimin zonal me pagesë
13.05.2015 17:22
Komuna e Tetovës, në kuadër te pregaditjeve për implementim të parkimit zonal me pagesë

Komuna e Tetovës, në kuadër te pregaditjeve për implementim të parkimit zonal me pagesë, nesër në ora 04:00 të mëngjesit do të fillojë shënimi me ngjyrë të bardhë i shtigjeve për parkim, në një pjesë të bulevardit Iliria.
Shënimit me ngjyrë të bardhë të vendeve për parkim në zonën A të parkimit zonal , në orët e hershme të mëngjesit të nesërm do t’i paraprijë larja e tërësishme e bulevardit Iliria.
Me qëllim të realizimit sa më efikas të këtij procesi komuna e Tetovës bën thirrje deri te qytetarët, pronarët e objekteve afariste si dhe qyetarët rezident në këtë pjesë të qytetit, që gjatë ditës së nesërme të mos i parkojnë veturat në pjesën anësore të bulevardit Iliria, i cili edhe përpos kryerjes së punimeve nga ana e shërbimeve komunale do të jetë plotësisht I kalueshëm për qarkullimin e automjeteve.
“Komuna e Tetovës në kuadër të përpjekjeve intenzive për implementim të parkimit zonal në Tetovë, edhe në ditët në vazhdim do të realizojë shënimin e vendeve për parkim zonal në zonën A dhe B, andaj kërkojmë nga qytetarët të jenë kooperativ dhe të ndërgjegjshëm duke kontribuar në realizim sa më të shpejtë të këtij projekti madhor për komunën e Tetovës, me implementimin e të cilit pritet të vëndohet rend në komunikacionin dinamik dhe stacionar, kurse efektet e tij do të ndikojnë ndaj rruajtjes së ambientin jetësor, përmirësimit të rrjedhës së komunikacionit, rritje të numrit të shfrytëzuesve të formave alternative të komunikacionit, përmirësimin e kushteve të lëvizjes së automjeteve të shërbimeve urgjente, si dhe siguri më e madhe në rrugë” , thuhet në njoftimin e Zyrës për marrëdhënie me publikun në komunën e Tetovës.
