Mexhiti: Përbërja qeveritare finalizohet së shpejti

27.05.2025 18:36

Ditëve në vijim pritet të plotësohen...

Ditëve në vijim pritet të plotësohen vendet udhëheqëse në ekzekutiv, zbrazëtirë kjo që u shkaktua me largimin e ASh-së së Taravarit nga Qeveria. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, theksoi se lista po kompletohet me të gjitha pozitat për të cilat ripërsëriti se do të ngelin në kuadër të VLEN-it.

Sa i përket propozimit për emërimin e Azir Aliut në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, Mexhiti tha se edhe pse nuk është kuadër mjekësor, është i aftë për ta ushtruar këtë detyrë.

“Ministër duhet të jetë një menaxher i mirë, i cili e njeh sistemin dhe që do të mund të kontribuojë për udhëheqje më të mirë të atij resori. Ka pasur shembull edhe në të kaluarën dhe tani. Mendoj se Azir Aliu është propozimi më i mirë për atë pozitë.”, - theksoi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Gashi: Shumica parlamentare stabile, edhe badenteri

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, edhe më tej vlerëson se shumica parlamentare është stabile, përfshi edhe votimin me badenter.

“Shumica është stabile, besoj numrat nuk janë të kontestueshëm. Besoj se edhe çështja e badenterit është në rregull.”, - u shpreh kryeparlamentari, Afrim Gashi.

Sa i përket zgjedhjes së Aliut në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, Gashi tha se propozimi vjen nga Qeveria, ndërsa në momentin që propozimi do të vijë në rend dite do t’u dorëzohet të gjithë deputetëve. Mexhiti informoi se Qeveria ka zgjedhur Muhamed Alinë në vendin e Stojançe Angelovit në pozitën e drejtorit në Qendrën për Menaxhim me Kriza. (Florije Kamberi, TVM2)