Prokuroria për Krim të Organizuar, së fundmi janë zbardhur 7 vrasje

27.05.2025 19:10

Zyra e Prokurorit Publik për Ndjekjen Penale...

Zyra e Prokurorit Publik për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton për zbardhjen e shtatë vrasjeve, më e vjetra prej të cilave që nga viti 2014.

Më të njohura janë vrasjet në Shisha Bar dhe në Hanioti. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se bëhet fjalë për tre grupe, edhe atë grupi Bellanoca, grupi i lidhur me Rade Trajkovski - Shtekli dhe një grup tjetër. “Grupet kriminale, përmes aktiviteteve të tyre, rrezikuan edhe jetën e të tjerëve dhe kështu pati dy persona të vrarë që ishin dëme anësore. Shumë nga organizatorët ishin në burg dhe urdhëruan veprat prej atje dhe për para të vogla gjetën autorë, përfshirë edhe ata që i vunë flakën makinave. Bandat u monitoruan për më shumë se një vit dhe përgjimet zbuluan shtëpinë e braktisur, ku ata mbanin armët e përdorura për të kryer vrasjet. Në një nga kontrollet, u gjetën edhe eksplozivë TNT,- njofton Prokuroria.