FFM takim me gazetarët, Omeragiç- ndeshjet do luhen tre ditë resht

27.05.2025 19:17

Federata e Futbollit të Maqedonisë...

Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka organizuar sot një takim  me gazetarët  në të cilin numri një i futbollit vendor, Masar Omeragiç, me përfaqësues të mediave bisedoi gjërë e gjatë për shumë tema që janë aktuale në futbollin vendas. 

Ajo që veçohet se çfarë risi do kemi në sezonin e ardhshëm, sipas presidentit të FFM-së, duhet të jetë organizimi në një nivel më të lartë.

Për shkak të  trasnmetimit direkt  të ndeshjeve, ato do të luhen për tre ditë rresht, nga e premtja deri të dielën.

“Për momentin kemi tre stadiume me ndriçim, i katërti do jetë ai në Tetovë. Është marë vendim që liga të zvogëlohet dhe gjithsesi do të kemi edhe VAR, ashtu që personalisht pres që sezoni i ardhshëm të jetë në një nivel më të lartë.”, ka thënë Omeragiç. 

Sipas tij mund të kemi ndryshime edhe në rregulloren për paraqitjen e futbollistëve U21 në ekipet e tyre.

“Mendohet që paraqitje e futbollistëve U21, mos të jetë obligative, por për këtë do ketë  të ashtuquajtura gjoba, gjegjësisht për këtë të paguhet. Në të kundërtën ai që ka më shumë U21 në ekip do të përfitojë nga ai buxhet.”, - ka thënë Omeragiç.

Sipas propozimeve mund të ndodh që në sezonin e ri, futbollistët nga Ballkani mos të llogariten si të huaj. (Safet Ademi, TVM2)