Qeveria, Besnik Emini u zgjodh drejtor i ri i ITShKSh-së

27.05.2025 19:34

Në seancën e sotme, Qeveria ka emëruar profesor Besnik Eminin...

Në seancën e sotme, Qeveria ka emëruar profesor Besnik Eminin, drejtor të ri Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Nga Kabineti i Arben Fetait bëjnë të ditur se prof. Besnik Emini është historian me përvojë të gjatë, punëtor i lartë shkencor në kuadër të Institutit dhe autor i një sërë studimesh në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ai njihet për integritetin e tij akademik dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të mëtejshëm të studimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.