Maqedoni
Shoqata “Nëna Terezë” ndihmon një familje të shpërngulur nga Maqedonia
13.05.2015 19:55
Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës “Nëna Terezë” ka shpërndarë disa ndihma për familjen Osmani

Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës “Nëna Terezë” ka shpërndarë disa ndihma për familjen Osmani, nga Malina e Maqedonisë e cila është shpërngulur në fshatin Letnicë, Viti, për shkak të gjendjes momentale që mbizotëron në Kumanovë
“Është e rëndësishme për të përkujtuar se të gjithë ne duhet të tregojmë mirësi për të mbrojtur motrat dhe vëllezërit tanë, pasi që vetëm duke bashkuar duart në baza solidariteti, ne mund të jemi afër atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë”, thonë nga kjo shoqatë.
