Maqedoni

Haradinaj reagon për Kumanovën , AAK distancohet nga dhuna

13.05.2015 19:58

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, thotë se fajin për ngjarjet në Kumanovë...

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, thotë se fajin për ngjarjet në Kumanovë, e kanë qeveritë e rajonit që sipas tij janë të  korruptuara dhe  të kriminalizuara.
 
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është distancuar në emër të partisë nga dhuna dhe situata e krijuar në Kumanovë.
 
“Ngjarjet në Kumanovë tregojnë se rajoni nuk është i rrezikuar nga "patriotët etnikë", por nga qeveritë e korruptuara dhe të kriminalizuara të këtij rajoni. Lëvizjet për ndryshim këto qeveri nuk do të mund t'i ngulfasin duke përdorur dhunën apo konfliktet e paqena ndëretnike. AAK  distancohet nga dhuna dhe nga çdo formë e zgjidhjes së problemeve në çfarëdo forme të dhunshme, por edhe njëherë potencojmë se i vetmi rrezik që ka rajoni, qëndron tek qeveritë e kriminalizuara dhe të korruptuara”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.