Maqedoni

Pika kufitare Glloboçicë – Jazhincë, pikë e përbashkët mes RMV-së dhe Kosovës

28.05.2025 12:09

Prej sot edhe pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, Glloboçicë -Jazhincë...

Prej sot edhe pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, Glloboçicë -Jazhincë, do të kalohet me vetëm një kontroll.  Në orën 14:00 do të bëhet inaugurimi i pikës së përbashkët kufitare, që është e dyta pas asaj të Hanit të Elezit – Bllacë, që u inaugurua në prill.
 
“Ky pikëkalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitare të parapara sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët e të dy qeverive.”, ka njoftuar MPB.