Maqedoni

Bojkoti në shkollën fillore në Nerovë, Sela: Mos pengoni përfundimin e shkollës

28.05.2025 14:37

Deputeti Zijadin Sela ka alarmuar obstruksionet që po bën policia në shkollën fillore...

Deputeti Zijadin Sela ka alarmuar obstruksionet që po bën policia në shkollën fillore të fshatit Nerovë, komuna e Krushevës. Sela ka ftuar autoritetet të ndalojnë presionet e policisë, që të përfundojnë punimet e objektit shkollor, duke rregulluar edhe dokumentacionin.
 
“I bëj apel Ministrisë së Arsimit, kryetarit të komunës së Krushevës, që urgjentisht të marrin të gjitha masat dhe sa më shpejtë të rregullohet dokumentacioni i kësaj shkolle dhe jo të ndalohen punimet në këtë shkollë. Përkundrazi, të vazhdojnë investimin e mëtutjeshëm me buxhetin e shtetit, në mënyrë që kjo shkollë të përfundojë dhe këto nxënës të kenë kushte normale për mësim.”, - deklaroi deputeti i ASh-së, Zijadin Sela.