Gashi raporton për punën në krye të Kuvendit, synim: Kuvend i hapur, transparent dhe efikas
Një vit në krye të shtëpisë legjislative...

Një vit në krye të shtëpisë legjislative, për kryetarin Afrim Gashi s'ka qenë angazhim i thjeshtë e as i lehtë, për siç tha ai, krijimin e Kuvendit, një shtëpi për tërë popullin, transparent dhe efikas.
Kuvendi përgjatë një viti në fokus ka patur jetësimin legjislativ të seancave, parandalimin e keqpërdorimit të flamurit evropian dhe në digjitalizimin për një parlament bashkëkohor.
Duke folur për diplomacinë parlamentare, Gashi theksoi përpjekjet e tij me ekip në procesin eurointegures të vendit, ku me këtë rast përmendi ndryshimet kushtetuese që janë bllokuar në kuvend, duke shtuar se ky kusht mund të realizohet por se kërkojnë një lloj garance, gjë të cilën disa herë e ka theksuar edhe kryeministri i vendit.
“Të gjithë e dimë problemin që e kemi me fqiun tonë, Bullgarinë dhe paparashikueshmërinë e çështjeve që ata i hapin në raport me elementet identitare të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, që normalisht na implikon të gjithë neve si shtet. E kemi thënë, jemi të gatshëm t'i votojmë ndryshimet kushtetuese, vetëm na duhet një parashikueshmëri, një proces. Frigohemi se pasi ti bëjmë ndryshimet ksuhtetuese mos vallë do të na vjen një bllokadë tjetër për çështje identitare.” – u shpreh Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Kreu i Kuvendit foli edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Sqaroi se ligji në fjalë do të futet në procedurë pasi të konsultohet mirë, në mënyrë që pas miratimit mos të ketë mundësi përplasjeje për kushtetutshmërinë e tij.
Shpreson të jetë gati brenda muajve apo edhe para pushimeve kolektive të deputetëve.
“Ligji është gati, por jemi në konsulta edhe me Gjykatën Kushtetuese edhe me Komisionin e Venecias, të jemi të sigurt se ligjin që do ta adaptojmë dhe do ta votojmë, të mos jetë i rrezikuar nga komponenta e kushtetutshmërisë. Duam që të jemi të sigurt 100% që të hyjë në proces, që mos të na ndodhë të ketë parashtresa.” – deklaroi Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Në konferencën e tij për raportin e punës, Gashi tha se situata me lëvizjet politike nuk ka prekur stabilitetin e punës së kuvendit dhe se shumica parlametare është e sigurt. U zotua se do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim dhe vizion edhe deri në fund të mandatit të tij. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
