Trajko Sllaveski, guvernator i ri i Bankës Popullore

29.05.2025 12:43

Trajko Sllaveski është zgjedhur guvernator i Bankës Popullore...

Trajko Sllaveski është zgjedhur guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për Sllaveskin votuan 68 deputetë “pro”, ndërsa 16 kanë qenë kundër.

Në kuadër të debatit të përgjithshëm dhe replikave dhe kundërpërgjigjeve, deputetët shprehën pikëpamje të ndryshme, ku deputetët nga pushteti u përqendruan në profesionalizmin dhe kompetencën e tij, ndërsa opozita u përqendrua në bindjen politike të Sllaveskit dhe vizionin për pavarësinë e institucionit.