VMRO-DPMNE shpall 25 kandidatë për kryetar komune

29.05.2025 12:53

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së...

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së përcaktoi 25 kandidatë për kryetar komune, që do ta përfaqësojnë partinë në zgjedhjet e ardhshme lokale të planifikuara për tetor.

Partia theksoi se të gjithë kandidatët e përzgjedhur e kanë kaluar “testin e qytetarëve” dhe se ata janë tashmë njerëz të provuar në punën komunale.

Midis kandidatëve të shpallur për mandat të ri janë kryetarët aktualë të Manastirit, Toni Konjanovski; të Kavadarit, Mitko Jançev; të Ohrit, Kiril Pecakov; të Velesit, Marko Kolev; të Shtipit, Ivan Jordanov; si dhe të Gjevgjelisë, Andon Saramandov.

Në komunat e Shkupit, Dejan Miteski do të kandidojë sërish në Aerodrom, Darko Kostovski në Butel dhe Aleksandar Stojkoski në Gjorçe Petrov.

Nga VMRO-DPMNE thonë se ende janë duke bërë anketa dhe analiza për kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Disa emra janë në garë, përfshirë ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, dhe kryetarin aktual të Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.