Filloi procesi gjyqësor për rastin "Aditiv", të akuzuarit ndjehen të pafajshëm

29.05.2025 16:15

Të gjithë të akuzuarit për rastin "Aditiv"...

Të gjithë të akuzuarit për rastin "Aditiv" në seancën e parë gjyqësore për këtë rast janë shprehur se nuk ndjehen fajtorë për akuzën për furnizimin e aditivëve të qymyrit. Seanca gjyqësore u mbajt në sallën digjitale të gjyqit në burgun e Idrizovës.

Përderisa të akuzuarit ndjehen të pafajshëm, nga Prokuroria theksojnë se disponojnë me numër të madh  të dëshmive materiale dhe verbale, që do të paraqiten në këtë procedurë.

Ata janë të bindur se do ta dëshmojnë secilin segment që ngarkon të akuzuarit.

“Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nëpërmjet prezantimit të dëshmive do të dëshmojë që në veprimet e të akuzuarve në këtë procedurë ka elemente të veprave penale për të cilat janë të akuzuar. Shpresojmë që nëpërmjet një procedure transparente do të dëshmojmë përpara gjykatës  që çdonjëri nga këta të akuzuar ka veprime kundërligjore dhe shpresojmë që çdonjëri prej tyre ta marrë dënimin e merituar. Prokuroria ka siguruar numër të mjaftueshëm të provave mbi të cilat e bazon aktakuzën dhe shpresojmë që epilogu të jetë aktakuzë, e cila të gjithë këta do t’i shpallë fajtorë.”, - deklaroi prokurori, Faton Azizi.

Njëkohësisht, Prokuroria ka bërë edhe ngrirjen e mjeteve materiale dhe financiare dhe pasurive të patundshme, të cilat do të shërbejnë drejt kompensimit të dëmit, i cili është shkaktuar në procedurën gjyqësore.

Rasti "Aditiv" ka të bëjë me hetim për abuzimin me prokurimin publik dhe pastrim parash në lidhje me furnizimin e aditivëve të qymyrit për nevojat e ShA EMV – REK - Manastir dhe REK - Oslomej.

Në këtë rast të akuzuar janë mbi 30 persona fizikë dhe 5 persona juridikë, në mesin e të cilëve zyrtarë të lartë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)