Seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve, debate të ashpra dhe akuza të forta
Vetëm 15 minuta zgjati rikthimi i jetës parlamentare...

Vetëm 15 minuta zgjati rikthimi i jetës parlamentare në seancën e parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Gjuhën paszgjedhore, Sali Berisha dhe të tijtë e sollën në parlament, ndërsa socialistët i sulmuan me emrat e personazheve të krimit.
“Ju jeni përfaqësuesja e Xhabaftëve në Kuvendin e Shqipërisë.”, - theksoi Gazment Bardhi.
“Mbylljani mikrofonin, nuk ka të bëjë me procesverbalin.”, - u shpreh Elisa Spiropali.
“Kartelet e drogës sjellin në Kuvend 28 deputetë. Troplini, Altin Hajri, Sule Cela, Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Orik Shyti dhe të tjerë, që ju përdorin si lecka politike.”, - theksoi Sali Berisha.
Në këtë seancë të parë, demokratët kishin kërkuar 60 minuta diskutime të lira, por fjalën për t’ia propozuar seancës, Berisha zgjodhi ta shfrytëzonte për të sulmuar personalisht ministrin Gonxhja.
“Ai aty ka ndërruar mbiemrin, e ka bërë Blendi Xhabafti.”, - u shpreh Sali Berisha.
“Nuk mund të vish këtu pas humbjes dëshpëruese dhe të prishësh Kuvendin. E mbylle sot, siç e ke mbyllur gjithmonë dhe me turp.”, - theksoi Spiroapli.
Në seancë mungoi kryeministri Rama, i cili ndodhet në Gjermani. Përbërja aktuale e Kuvendit do të jetë në fuqi deri më 9 shtator, kur e marrin mandatin deputetët e zgjedhur më 11 maj. (Luljeta Ndoka, TVM2)
