Përfundon hetimi për zjarrin në Koçan, Kocevski: Nis shqyrtimi i provave nga mbrojtja
30.05.2025 13:36
Prokurori publik i shtetit, Lubomir Kocevski...

Prokurori publik i shtetit, Lubomir Kocevski, deklaroi se hetimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan ka përfunduar dhe se prej sot do të fillojë shqyrtimi i provave nga mbrojtja.
“Mbrojtja brenda 15 ditëve të ardhshme do të ketë të drejtë të dorëzojë prova, të cilat Prokuroria Publike do t’i vlerësojë, ndërsa pas këtyre 15 ditëve do të sillet vendim.”. “Në kohë rekorde janë siguruar të gjitha provat relevante që kanë qenë të rëndësishme për hetimin.”, ka thënë Kocevski.
Ai ka thënë se vazhdon hetimi mbi rolin e policëve që atë natë kanë qenë në diskotekë dhe nuk përjashton mundësinë nëse sigurohen prova, hetimi të zgjerohet. Zjarri në diskotekën “Puls” ndodhi më 16 mars, ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa rreth 200 të tjerë mbetën të lënduar.
