Të shtunën do të fillojë matura shtetërore, 15 mijë maturantë do të testohen në gjuhë amtare

30.05.2025 13:54

15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit...

15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm do të japin nesër provimin e parë nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore të këtij viti – gjuhën amtare dhe letërsinë, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, për maturën shtetërore këtë vit janë paraqitur 15.004 kandidatë.

Nga ta, 8.816 janë nxënës të shkollave të mesme profesionale, 5.966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat e arsimit artistik.

Maturantët që nuk e kalojnë maturën në qershor ose nuk e kalojnë tërësisht, do të mund të paraqiten në afatin e gushtit – më 12 gusht do të mbahet provimi në gjuhën amtare, ndërsa më 14 gusht do të mbahet provimi zgjedhor ekstern (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë).