Protestë e infermierëve në Tetovë, kërkojnë pagesën e rrogave të mbetura
30.05.2025 14:16
Punonjësit e Spitalit Klinik të Tetovës...

Punonjësit e Spitalit Klinik të Tetovës kanë hyrë në muajin e katërt pa marrë paga, edhe pse qëndrojnë çdo ditë në vijën e parë të përkujdesjes ndaj pacientëve të sëmurë. Ata shprehen se situata është bërë e padurueshme dhe se ndihen të harruar nga Spitali i Tetovës.
Nga drejtoria e Spitalit Klinik të Tetovës thonë se edhe përskaj kërkesave për punësim, nuk ka përgjigje nga Ministria e Financave.
