Hamasi refuzon propozimin për armëpushim

30.05.2025 14:59

Një zyrtar i lartë i Hamasit...

Një zyrtar i lartë i Hamasit i ka thënë se grupi i armatosur palestinez do ta refuzojë propozimin e fundit amerikan për armëpushim të ri në Gazë dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve të mbetura izraelite.

Sipas tij, propozimi nuk ka përmbushur kërkesat kryesore të grupit, përfshirë përfundimin e luftës. Qeveria izraelite nuk ka komentuar, por kryeministri Benjamin Netanjahu raportohet t’u ketë thënë të enjten familjeve të pengjeve se e ka pranuar planin e Uitkofit.

Izraeli ka vendosur bllokadë totale ndaj Gazës dhe ka rinisur ofensivën ushtarake kundër Hamasit, më 18 mars pas prishjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga ShBA-ja, Katari dhe Egjipti. Ka thënë se kështu do t’i bëjë presion Hamasit, që të lirojë 58 pengjet që ende i mban. Besohet se 20 prej tyre besohet se ende janë gjallë.

Më 19 maj, ushtria izraelite ka nisur një ofensivë të zgjeruar për të cilët Netanjahu ka thënë se synon të marrë kontrollin e të gjitha rajoneve të Gazës.

Gjatë dhjetë javëve të kaluara janë vrarë katër mijë persona në Gazë, ka bërë të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë.

OKB-ja thotë se edhe 600 mijë persona janë zhvendosur përsëri prej operacioneve tokësore të Izraelit.

Më shumë se pesëqind mijë palestinezë rrezikojnë të vdesin  nga uria, për  shkak të  bllokadës izraelite.