Infermierët në Spitalin e Tetovës kërkojnë vendime të përhershme
Deri sa e gjithë bota ka nevojë për personel mjekësor...

Deri sa e gjithë bota ka nevojë për personel mjekësor në qytetin e Tetovës, tani më shumë se dhjetë vite infermierët po punojnë me kontrata në vepër me rroga të papaguara. Ata kërkojnë zgjidhje të përhershme të kontratave të tyre, me vendime të përhershme.
“Gjatë vite jemi me kontratë në vepër. Gati tre muaj që nuk kemi marrë rroga.”, - tha një infermiere.
“Që gjashtë vite jemi, kemi dalë për të protestuar për vende pune. Kemi pasur ndërprerje të rrogave.”, - u shpreh një infermiere tjetër.
“Dihen shkaqet e protestave. Po, çdo ditë do të vazhdojmë me protesta. Kërkojmë vendime pune, kontribute të papaguara, sepse gjashtë vite punojmë kështu në të njëjtën mënyrë.”, - theksoi një infermiere.
“Pa rrogë, pa vendime, pa kontrata, pa asgjë. Një vjet kam pas kontratë, tani asgjë. Sepse një vit jam pa rrogë, pa kontratë, pa asgjë.”, - theksoi një infermiere tjetër.
“Që 10 vjet jam me kontratë në vepër. Katër vite kam qenë pa kontratë, pa rrogë, pa asgjë. Tani s’kemi as kontrata, as rrogë. Nëse nuk zgjidhet statusi, do të vazhdojmë.”, - u shpreh një infermiere.
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Agim Berisha, e pranon se pa personel mjekësor nuk mund të punohet, por thotë se punësimet nuk varen nga ai, por nga ministria. Berisha thotë se brenda muajit të ardhshëm do të zgjidhet ky problem.
“Duhet të zgjidhet përmes ministrisë, jo përmes meje. Ne do të bëjmë kërkesë. Nuk kemi bërë deri më tani. Vazhdimisht ka qenë kështu, që 13 vjet ka qenë kështu. Unë besoj se Qeveria ka marrë hapa, që të bëjë të gjithë punësimin e personelit mjekësor. Unë pres që brenda muajit të ardhshëm të zgjidhet ky problem.”, - u shpreh drejtori në Spitalin Klinik të Tetovës, Agim Berisha.
Më shumë se 100 persona të personelit mjekësor janë me kontratë në vepër në Spitalin e Tetovës, kurse shumica marrin rroga minimale dhe nuk u paguhen as kontributet shëndetësore, e as ato pensionale.
Ata thonë se nëse nuk zgjidhet problemi i tyre, çdo ditë do të dalin ne protesta. (Visar Sadiku, TVM2)
