Konferenca e veprimit politik konservator, Maqedonia e përkushtuar në rrugën evropiane

30.05.2025 19:11

Maqedonia mbetet e përkushtuar në rrugën e saj evropiane...

Maqedonia mbetet e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, në realizimin e perspektivës evropiane për ruajtjen e stabilitetit në rajon, porositi kryeministri, Hristian Mickoski, nga Hungaria.

Në fjalimin e tij në Konferencën e veprimit politik konservator, që po mbahet në Budapest, tha se edhe pse jemi një shtet i vogël, populli ynë asnjëherë nuk është dorëzuar nga identiteti.

Me këtë rast Mickoski vlerësoi lart mbështetjen e partnerëve strategjikë.

“Duke jetuar në kohë, ku rrëfimet e rrejshme mundohet t’i fshijnë apo t’i relativizojnë identitetet tona nacionale, ne jemi këtu për ta vërtetuar të kundërtën. Patriotizmi nuk është ide retro, por rruga e vetme për një ardhmërie me prosperitet. Maqedonia, edhe pse e vogël, asnjëherë nuk është dorëhequr nga identiteti i saj. Në historinë tonë disa shekullore mësuam se liria paguhet me viktima. Sot në frymën e bashkëpunimit, fuqishëm e vlerësojmë mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë.”, - deklaroi kryeministri, Hristian Mickoski.

Mickoski realizoi takim edhe me kolegun e tij, Viktor Orban. Sipas tij, biseda ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin bilateral mes të dyja vendeve.

Hungaria disa herë ka theksuar mbështetjen e Maqedonisë në rrugën evropiane si partner i rëndësishëm strategjik.

Pritshmëritë e Mickoskit janë që bashkëpunimi mes të dyja vendeve të thellohet edhe më tej. (Florije Kamberi, TVM2)