Maqedoni

Protestat vazhdojnë, kerkohet dorheqja e qeverise

13.05.2015 21:44

Me parullat “Lamtumirë Nikolla, “Protestoj”, ”Rrënoj regjim pa para” dhe parulla të tjera...

Me parullat “Lamtumirë Nikolla, “Protestoj”, ”Rrënoj regjim pa para” dhe parulla të tjera organizata të ndryshme dhe qytetarë të vetëorganizuar kanë kërkuar dorheqjen kolektive të kabinetit qeveritar.
 
Ata fillimisht u mblodhën në afërsi të qeverisë por meqë sërish nuk u lejuan të protestojnë para godinës së Qeverisë, për të vazhduar para Gjykatës Themelore e më pas deri tek Parlamenti.
 
Protestuesit kanë kërkuar  dorheqjen e kabinetit qeverirat,  sepse sipas tyre ndrrimi i disa ministrave nuk mund të zhbëjë krizën politike. 
 
“Zhvillimet e djeshme me dorheqjet që u deponuan nga dy ministrat flet qartë se revolti i qytetarëve po jep rezultate. Kjo na ka inkurajuar që më masovikisht më zëshëm dhe më solidarë se kurrë dhe t’i përsërisim kërkesat tona.  Fillimisht jo dorheqje vetëm të disa minsitrave por e të gjithë qeverisë pastaj lirimin e të gjithë të arrestuarve gjatë protestave dhe së fundmi të ky moment nuk duhet keqpërdorur për zgjedhje të parakohshme përplot gënjeshtra dhe manipulime, por patjetër duhet formuar një qeveri kalimtare e cila do të ketë mandat për të demokratizuar institucionet”, deklaroi  Ansatas Vangeli nga lëvizja” Protestoj”
 
“Ne nuk do të ndalojmë dri sa do të plotsohen të gjitha kërkesat për të cilat filloi lëvizja masive qytetare me 5 maj dhe lëvizje e cila ka sjellë një mesazh i cili është mesazh përtej etnik dhe i cili është mesazh  unifikues për të gjitha bashksitë etnike që ekzistojnë në R.M” tha Artan Sadiku- Protestues
 
“Protestojmë për dorëheqje të qeverisë  e cila e ka humbur legjitimitetin. Protestojmë për formimin e një qeverie të re e cila duhet të ketë një perspektive në formimin dhe demokratizimin e institucioneve të shtetit të cilat janë më të rrënuara dhe të uzurpuara nga ky pushtet” , deklaroi Mariglen Demiri – Protestues
 
Protestuesit marshin e tyre e përmbyllën pra Kuvendit Republikan ndërsa me brohoritje paralajmëruan vazhdimin e protestave edhe gjatë ditëve në vijim.
 
NAIM RAMADANI