Maqedoni
Nesër takohen liderët e 4 partive të mëdha
13.05.2015 21:46
Katër liderët e partive më të mëdha politike, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH do të takohen nesër.

Propozimi që takimi të mbahet nën koordinim të presidentit Ivanov është hedhur poshtë nga BDI për shkak të mos pranimit nga Ali Ahmeti që të ulet në të njëjtën tavolinë me kryetarin.
Takimi është iniciuar nga përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar, ndërsa kjo gjë ka qenë një zgjidhje për t`u hapur dialogu drejt zgjidhjes politike.
