Maqedoni

Tragjedia në Koçan: LSDM as një nga funksionarët aktual, nuk akuzohet

31.05.2025 14:55

Përfundimi hetimit nga ana e prokurorisë për tragjedinë e shkaktuar...

Përfundimi hetimit nga ana e prokurorisë për tragjedinë e shkaktuar nga zjarri në diskotekën në Koçan, dhe rasti me Spitalin Modular në Tetovë, ka përplasur VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në.
 
Sipas LSDM-së pushteti po mbron nga përgjegjësia përsonat zyrtarët aktual.Sipas tyre, personi i parë i mbrojtur është shefi i policisë në Shtip, Dejan Salltirovski, dhe për këtë prokuroria duhet të përgjigjet.Ata pretendojnë se Prokuroria posedon dëshmi si videoinçizime, se Salltirovski natën e tragjesisë ka qenë para diskotekës dhe nuk i ka ndërmarrë aktivitetet e nevojshme të kontrollit në kohë.
 
Pyesin nëse dikush ka urdhëruar mbyelljen e dyerve të diskotekës.
 
“Hristijan Mickoski i përdori të gjitha mekanizmat e pushtetit, kërcënimet, shantazhet dhe presionet me të vetmin qëllim që ti mbrojë njërëzit e tij, gjegjësisht ata që janë më përgjegjës për tragjedinë që i ndodhi Koçanit, e këta janë pushtetarët aktualë.Prokurori Ljubomir Kocevski, i cili ishte nën kërcënimin për largimi nga detyra nga qeveria aktuale, ai dje mbylli hetimet pa asnjë të dyshuar apo të akuzuar zyrtar aktual të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE... A mbrohet Dejan Saltirovski nga ndjekja penale për shkak se është në marrëdhënie kumbare me Orce Todorovskin – Efto, një nga bashkëpunëtorët dhe partnerët më të afërt të biznesit të Hristijan Mickoskit, me të cilin ndërtoi hidrocentrale dhe që u akuzua për një krim miliona dollarësh në rastin Delçevski Nivi?”, u shpreh Kaja Shukova nga LSDM
 
Tragjedia në spitalin modular në Tetovë, VMRO-DPMNE: Filipçe lejoi ndërtimin pa kritere
 
Ndërkohë, VMRO-DPMNE, drejton akuza për tragjedinë me Spitalin Modular në Tetovë.Sipas tyre, Venko Filipçe lejoi ndërtimin e Spitalit Modular në të cilin nuk lejohej asnjë aktivitet shëndetësor.Ata paralajmëruan detaje të reja në aferën e quajtur"Provizione që kushtojnë jetë.
 
“Spitalet modulare u vendosen në mënyrë të paligjshme dhe nuk mund të përdoren për të kryer asnjë veprimtari shëndetësor ose mjekësor.Prandaj, e pyesim Filipçen, a kanë kushtuar provizionet më shumë se jeta e qytetarëve? Pse e miratoi ndërtimin e spitaleve të paligjshme modulare? Pse spitalet modulare janë klasifikuar si mallra në të cilat aktivitetet e kujdesit shëndetësor nuk duhet të kryhen kurrë?Publiku duhet të dijë të vërtetën për spitalin modular!”, theksoi Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.
 
Nga tragjedia në Koçan natën e 16 Marsit, humbën jetën 62 persona, ndërsa, mbetën të lënduar rreth 200 të tjerë.Ndërkohë, më 8 shtator 2021 në spitalin modular të Tetovës ku trajtoheshin pacientët me Kovid-19 ,zjarri i shkaktuar mori me vete 14 jetë të pacientëve, në mesin e të cilëve anëtarë të familjeve që ndodheshin brenda. 
 
FLORIJE KAMBERI