Maqedoni
Arsovska iu përgjigj prokurorisë, dorëzoi lëndë për ndërtime të egra në Çair
31.05.2025 15:35
Pas thirrjes së Prokurorisë Themelore Publike ndaj Krytetares së Qytetit...

Pas thirrjes së Prokurorisë Themelore Publike ndaj Krytetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, që të dorëzojë dëshmitë për ndëritimet pa leje dhe falsifikim të dokumenteve në Komunën e Çairit, ajo u paraqit me lëndë para prokurorisë.
Arsovska, akuzoi se përderisa prokurora ka pritur dhe nuk ka vepruar sipas detyrës zyrtare, po fshihen dëshmit. Sipas sajë, me reagim të shpejtë këtë lëndë kanë arritur ta sigurojnë nga Kadastra e Patundshmërive, pasi që Visar Ganiu ka dorëzuar kërkesë për fshirjen nga Kadastra të objektit që Arsovska e paraqiti në media dhe se i njejti tani më nuk figuron. Paralajmëroi se të hënën, do të jenë para prokurorisë me 150 lëndë të tjera.
“As 24 orë të plota një lëndë e tillë që është në sy të të gjithë publikut ,të cilën të gjithë e shohin, e ndjekin dhe jemi të bindur dhe ka dëshmi se është regjistruar në bazë të veprës penale ,kadastri e fshin.Kjo fletpronësi që e kanë regjistruar, legalizuar me vepër penale, nuk egziston në kadastër nëse tani e kërkoni.Është fat që i kemi dokumentet ...Gjithashtu, arritëm të sigurojmë edhe mënyrën e fshirjes së sajë ,dokumentacionin në bazë të së cilës ai këkruar që të fshihet, që sërisht paraqet një shkelje flagrante e të gjitha ligjeve që i ka RMV”, u shpreh krytetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska
PTHP, Arsovska të dorëzojë dëshmitë që posedon
Paraprakisht, Prokuroria Themelore Publike, përmes njoftimit për media theksoi se Arsovska nuk kishte dorëzuar dokumentacion e as dëshmi në Prokurorinë Themelore Publike për keqpërdorimit për të cilat akuzonte publikisht.Ata ftuan Arsovskën që t'ia dëgjojnë dyshimet, njohurit dhe kërcënimet, pasi që sipas tyre nuk mund të veprojnë pa e ditur se për cilat parcela bëhet fjalë.
"Nëse kryetarja e komunës, si zyrtare, ka dijeni për një vepër penale, ajo e ka detyrim ta raportojë atë, të bashkëpunojë me prokurorinë publike dhe të tregojë se cilat parcela apo objekte konkrete dyshohen për veprimtari të paligjshme. Kjo është e nevojshme që prokuroria të veprojë dhe të parandalojë kompromitimin e mundshëm të provave."-thuhet në njoftimin e prokurorisë.
LSDM, çfarë përfiton mickovski nga ndërimet pa leje?
Ndërkohë, nga LSDM thonë se kur bëhet fjalë për për ndërtimet pa leje, nuk ka ligj, polici apo prokuror që mund t'i kapë dhe t'i sanksionojë për krimin.
“Edhe pas kallëzimit për rreth 150 ndërtime pa leje në komunën e Çairit, as prokuroria dhe as policia nuk kanë ndërmend të hapin ndonjë hetim...Pyesim, a u merr Mickoski para atyre apo dikush tjetër në krye të pushtetit për këtë ndërtim pa leje?Sa para nga zhvatja ka marrë Mickoski për 150 objekte të tilla pa leje të cilave u mungojnë kushtet elementare për një jetë normale dhe të sigurt?Nëse Mickoski nuk përgjigjet, ne do t'i zbulojmë përgjigjet”, theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Kryetari i Komunës së Çairit,Visar Ganiu në një konferencë për media dit më parë tha se ndërtime pa leje ka kudo në Shkup, jo vetëm në Çair dhe nëse ka pasur ndonjë gjë të kundërligjshme në punën e tij, institucionet hetuese mund të marrin masa, e jo Arsovska ta luaj rolin e hetuesit.
FLORIJE KAMBERI
