Maqedoni
Matura shtetërore, 15 mijë maturant në provim të gjuhës amtare
31.05.2025 15:54
Rreth 15 mijë maturantë i nënshtrohen testit të maturës në gjuhën amtare..

Rreth 15 mijë maturantë i nënshtrohen testit të maturës në gjuhën amtare. Edhe në shkollën e mesme “Cvetan Dimov” rreth 250 nxënës i nënshtrohentestit të maturës në gjuhën shqipe.
Sekretari i maturës shtetërore thotë se procesi i maturës shtetërore po shkon me rregull dhe i kanë përgaditur nxënësit me grupe të posacme për testimin në gjuhënshqipe.
“Shkolla jonë e mesme “Cvetan Dimov” sivjet i ka 250 kandidatë gjegjësisht maturanta që do ta realizojnë maturën shtetërore në gjuhën shqipe. Këtë datë e kanë gjuhën amtare, më 11 qershor e kanë gjuhën angleze.Kjo është gjeneratë e fundit të cilët e përcjellin me sistemin e vjetër, nga viti i ardhshëm do ta kenë sistemin modular ku nxënësit në drejtimet profesionale kanë mundësi që ti zgjedhin paketin comfort drejtimit të cilët do të kenë nevojë për fakultet”, u shpreh Vullnet Rexhepi nga SH.M “CvetanDimov”-Çair.
“Ishim dhe kaluam shumë mirë, për shkak të ndihmës që na i kanë dhënë pofesorët më herët që na kanë ushtruar. Vitet e katërta që kemi qene dhe testi ka qenë shumë i lehtë, në fillim kemi pasur stres, por ka kalu shumë mirë. Jo nuk kanë qenë të vështira ishin që i kemi mësuar më herët”, theksoi nxënësi.
“Pyetjet ishin pak të vështira, testin besoj që e kam kaluar, shumë mirë kam kaluar, besoj që kam me arrit sukses, notë të mirë”, u shpreh nxënësi.
“Mirë kaluam, provimi ishte i mirë, sfidat i kaluam, kishim pak stres, i kishim pytejet për katërvite, e menaxhuam kohën dhe e krytëm”, theksoi nxënësi.
Minsitrja e arsimit Vesna Janevska kishte pritshmëri se këtë vit testimi i matures do të shkojë sipas planit dhe pa kopjime nga nxënësit.
“Testuesve dhe vëzhguesve ju rekomandoj ta kryejnë punën e tyre me përgjegjësi dhe theksoj se rregullativa ligjore është përforcuar dhe nuk pres askush të futet në rrezik që të bartë sanksione. Nxënësve ju rekomandoj se kjo është pjesë përbërëse e asimimit të tyre dhe se nuk kane vojë për kurrfar stresesh. Gjisthsesi edhe më tej një pjesë e tyre do tu nënshtrohen provimeve ky është matrial që ata e kanë kaluar dhe vetëm është dashur ta prësërisin”, u shpreh minsitrja e arsimit Vesna Janevska.
"Nga qendra shtetërore e provimeve janë bërë të gjitha përgaditjet. Tër vitin është punuar intenzivisht që sot të jemi të përgaditur për realizimin e provimit të pare të matures shtetërore", drejtoresha e qendrës shtetërore të Provimeve, Daniel Jovcevska Mihajllovska
Risi këtë vitë shtë se në shkollat e mesme ku nuk ka kushte matura shtetërore organizohet në amfiteatrot e Universiteteve shtetërore.
VLORA LATIFI TOPOJANI
