Maqedoni
Ganiu: Ndëshkimi i Çairit, nga trinomi Apasiev-Arsovska-Bexheti
31.05.2025 16:55
Nuk ka munguar as reagimi i kreut të Çairit Visar Ganiu...

Nuk ka munguar as reagimi i kreut të Çairit Visar Ganiu, sipas të cilit trinomi Apasiev-Arsovska-Bexheti po e mban peng Qytetin e Shkupit dhe po ndëshkon Çairin, sepse këtu jeton shumicë shqiptare që nuk pranon nënshtrim politik, por kërkon dinjitet dhe barazi.
Në një postim në rretet sociale Ganiu thekson se: Katër vite pa investime. As parqe, as rrugë, as respekt, por vetëm arrogancë dhe diskriminim institucional. Ndërkohë, Qyteti i Shkupit ka marrë mbi 18 milionë euro nga taksat e Çairit dhe s’ka kthyer asgjë mbrapsht.
BDI dhe Levica janë bërë ortakë për të heshtur padrejtësitë dhe për të ndëshkuar shqiptarët. Por unë do të vazhdoj të flas. Të kërkoj drejtësi. Të luftoj për bashkëqytetarët e mi. E ti, Apasiev, qëndro në shoqërinë e Blerim Bexhetit dhe Danella Arsovskës, një treshe perfekte për harresë, thekson kreu i Çairit visar Ganiu.
