Maqedoni

Ndërtimet pa leje në Çair, Mickoski: Prokuroria të merret me dëshmitë e Arsovskës

01.06.2025 14:32

Kryemisnitri Hirsitijan Mickoski është i mendimit se prokuroria...

Kryemisnitri Hirsitijan Mickoski është i mendimit se prokuroria duhet të merret me dëshmitë e ofruara nga kryetarja e Shkupit Danella Arsovska për ndërtimet pa leje në komunën e Çairit. Ligji vlen për të gjithë por duhet ta lëmë që prokuroria ta kryej punën e sajë thot Mickoski. 
 
“Nëse ato dëshmi janë dërguar në prokurori propozoj që ta lëmë prokurorinë publike ta kryej punën dhe kuptohet nëse ka dëshmi të veprohet ndaj të njejtëve. Nuk mundet dikush të seanksionohet e dikush jo, ligji vlen për të gjith”, u shpreh kryemisnistri i RMV-së, Hrsitijan Mickoski. 
 
I pyetur të komentojë deklaratën e zëvendës kryemsinitrit Mexhiti se Arsovska po shfrytëzohet si instrument për destabilizim para zgejdhjeve, kryemsinitri tha se ka të vërtetë në këtë deklarat.
 
“Ka këtu të vëretetë, dhe kjo është e qartë për të gjithë, por unë nuk kam më shum për të shtuar se ajo që e kanë thënë zoti Mexhiti dhe zoti Ganiu. Ka të vërtetë dhe shum shpejtë opinioni do të mësojë edhe disa detaje të tjera”, theksoi Mickoski.  
 
Edhe sa i përket deklaratës së kryetares së Shkupit Arsovska se ajo është kërcënuar, Mickoski thotë se ajo duhet ta njëftëj për këtë MPB-në dhe kjo e fundit të gjejë se kush është kërcënuesi. 
 
FLORIJE KAMBERI