Maqedoni
Likovë: 586 kontejnerë për mbturina donacion nga “Islamic Relief Kosova” dhe OH “Kalliri i Mirësisë”
01.06.2025 14:50
Në saje të bashkëpunimit të Komunës së Likovës...

Në saje të bashkëpunimit të Komunës së Likovës me Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë” dhe “Islamic Relief Kosova”, përmes proektit “WASH Harmony”, nga këto organizata si motra, Likovës iu donuan 586 kontejner për mbeturina që kapin vlerën prej 8.600.000 denarëve.
Kontejnerët parashihen të shpërndahen në të gjitha fshatrat e komunës, me çka synohet eliminimi i deponive të egra të vogla si dhe ruajtja e ambientit jetësor.
“Ky është një projekt të cilin bashkarisht që me z Nexhatin, Abedinin pothuaj se 3 vite që punojmë dhe falë Zotit, ja tani po e promovojmë e me çka të gjitha vendbanimet e komunës tonë do të vendosen shporta të mëdha në hyrje të rrugicave e që synohet me këtë që mënyra e grrumbullimit të mbeturinave të jet shumë më e lehtë e sigurt dhe do sigurojmë ambientin ku jetojmë”, shtoi mes tjerash Arifi.
“Me rastin e fillimit të proektit të titulluar “Harmoni Wash”, proekt ky që ka për qëllim përmirësimin e kushteve jetësore të banorëve të komunës së Likovës duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për një ambient më të pastër jetësor. OH Kalliri i Mirësisë, përvec proekteve të rregullta që i realizon brenda vitit që përfitojnë individ apo familje në nevojë, realizuam edhe proekte në sfera të tjera sin ë arsim, shëndetësi, proekte zhvillimore sic është edhe ky që po e promovojmë”, theksoi, Lika.
“Jemi këtu për të promovuar donacionin e lartëpërmendur, donimin e 586 kontejnerëve për mbeturina kështuqë me punë të përbashkëta do ti arrijmë qëllimet dhe synimet për ti përmirësuar kushtet higjienale në komunën e Likovës”, theksoi, Soliman.
Vlen të përmendet se ky nuk është donacion i parë për komunën e Likovës, ngase “Islamic Relief Kosova” në bashkëpunim me OH “Kalliri i Mirësisë”, gjatë periudhës së Pandemisë me COVID-19, Shtëpisë së Shëndetit Likova, i dhuruan një autoambulancë.
Gjithashtu paralajmërohet se bashkëpunimi midis komunës dhe këtyre dy organizatave si motra do të vazhdojë edhe në të ardhmen,
FATLUM AQIFI
