Koxias në qershor do ta vizitojë Maqedoninë
Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias në qershor do ta vizitojë Shkupin, në suaza të turneut të tij në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor...

Këtë e njoftuan disa media greke, mes të cilave edhe gazeta "Katimerini", në kontekst të takimit të djeshëm të Koxias me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki, në margjina të takimit ministror në Këshillin Veriatlantik të NATO-s në Antalia.
MPJ greke njoftoi se Koxias në takim ka shprehur ngushllime të thella nga Qeveria greke për familjet e viktimave nga kriza e fundit në Maqedoni, "si dhe shqetësim për situatën, duke theksuar se duhet të sundojë përmbajtja, mirëkuptimi dhe dialogu".
Të dy ministrat kanë biseduar për takim bilateral mes të dy vendeve, si dhe për çështjet nga interesi rajonal. Ata gjithashtu kanë diskutuar edhe për mundësinë për miratimin e masave për ndërtimin e besimit, që mund të kontribuojë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale.
Pas takimit, Koxias ka informuar se në fokus të bisedimeve me Popovskin kanë qenë vizita që e planifikon ministri grek në Shkup në qershor, situata në Maqedoni, si dhe promovimin e masave për ndërtimin e bisedimeve mes të dy vendeve. (mia.mk)
