Maqedoni

Fetahu fton Taravarin, publikoni komunat e “dhuruara” nga BDI

01.06.2025 15:26

Arben Fetahu i cili u nda nga Arben Taravari për të vazhduar...

Arben Fetahu i cili u nda nga Arben Taravari për të vazhduar të jetë pjesë e koalicionit VLEN, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pretendon se ka zbuluar planin për sabotimin e VLEN-it në zgjedhjet lokale. 
 
“Na thanë po ndahemi nga VLEN, sepse duam lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash.
Pastaj e zbuluan pazarin: thanë BDI “na jep” njërit krah Likovën, Sarajin, Tearcën, Gostivarin, Vrapçishtin dhe Strugën; krahut tjetër, Haraçinën dhe Studeniçanin, si me qenë komunat karamele që i shpërndan Aliu me dorë të lirë. Hajdeni burra, nxirrni tash ato lista të ndara dhe sondazhet e pavarura për kandidatët e pranueshëm për Aliun. Shpallni ato 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit” thekson Fetahu në postimin e tij.
 
ASH e Taravarit, Fetai ka marr detyra për ta sulmuar Taravarin
 
Kanë reaguar nga partia e Taravarit, nga e cila theksojnë se kjo është saga e tradhëtarëve që e dinë se tetori do ti gjejnë në greminë.
 
“Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë. Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin Arben Taravari. E kuptojmë mllefin dhe presionin nga detyra që kanë marrë me çmimin e të qenit në pushtet. Detyra e tyre është ta sulmojnë sa më shumë kryetarin e vet, sepse i qortojnë “shefat” që u japin njerëz dhe zyra hua nëpër “takime me strukturat”. Na kanë kërkuar që t'u tregojmë sondazhe e emra, duke na quajtur me të drejtë burra...ama; burrat flasin vetëm me burra! Na tregoni sa komuna do të merni ju, vazal të vazalëve?! Shihemi në Tetor që është shumë Afër!”, thuhet në reagimin e ASH-së së Arben Taravarit, ndaj kritikave të Arben Fetahut. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI