Botë
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në Karolinën e Veriut, 1 i vrarë dhe 12 të plagosur
01.06.2025 19:16
Të paktën një person u vra dhe 12 të tjerë u plagosën sot nga të shtëna me armë zjarri...

Të paktën një person u vra dhe 12 të tjerë u plagosën sot nga të shtëna me armë zjarri në Karolinën e Veriut.
Të shtënat ndodhën në Hickory, një qytet në Qarkun Cataëba, raporton Associated Press.
Një viktimë është në gjendje kritike, ndërsa disa të plagosur ndodhen në spital.
Byroja e Hetimeve të Karolinës së Veriut dhe Departamenti i Policisë së Hickory po hetojnë vendin e ngjarjes. Askush nuk është arrestuar deri më tani lidhur me ngjarjen.
