Maqedoni
Arsovska, “Luanit” Mickoski nuk i dëgjohet zëri para Mexhitit
01.06.2025 16:21
Kryetarja e Qytetit të Shkupt, Danella Arsovska ka reaguar...

Kryetarja e Qytetit të Shkupt, Danella Arsovska ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me akuzat për ndërtime të paligjshme në Çair.
Në reagimin e sajë thuhet se:“Luanit” Mickoski nuk i dëgjohet zëri para Mexhitit dhe Ganiut. Nuk guxon as shtrembër t’i shikojë e lëre më të kërkojë prej tyre përgjegjësi për kri. Luan? Macë. Nuk guxon të bësh zë për 150 ndërtime pa leje, të argumentuara me dokumente, me incizime nga vendi i ngjarjes. Tregon forcë kundër një gruaje, në vend që të njëjtën ta shfaqë para kriminelëve”, ka shkruarArsovska në rrjetet sociale.Ajo njëherit ka porositi kryeministrin Mickoski të mos e përmend destabilizimin, sepse askush s’e beson.“Çdo gjë destabilizohet për ty kur nuk ke përgjigje për krimin. Kur të kapin në flagrancë. Atëherë është destabilizim”, shkruan Arsovska.
