m
Eurobarometri, 54% e qytetarëve të RMV-së i besojnë BE-së
01.06.2025 16:40
Anketa e fundit e Eurobarometrit, ka rezultuar se 54% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut...

Anketa e fundit e Eurobarometrit, ka rezultuar se 54% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut i besojnë Bashkimit Evropian, ndërsa 42% nuk i besojnë.
Sipas kësaj ankete vërehet rënie e besimit në BE për 2%, në krahasim me vitin e kaluar, kur Eurobarometri i vjeshtës 2024 tregoi se 56% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut i besojnë Bashkimit Evropian.
Sa u përket vendevetë Ballkanit Perëndimor besimi në BE është më i lartë në Mal të Zi dhe Shqipëri, dhe më i ulëti në Serbi.83% e qytetarëve në Mal të Zi kanë tendencë t’i besojnë BE-së, ndërsa 17% kanë tendencë të mos e besojnë atë.
Sa u përket qytetarëve në Shqipëri 80% I besojnë BE-së, ndërsa në Kosovë 79%.Në Bosnjë-Hercegovinë, 58% e qytetarëve i besojnë BE-së, ndërsa 37% nuk e besojnë atë.Në Serbi, vetëm 37% i besojnë BE-së, ndërsa 57% thonë se kanë tendencë të mos e besojnë atë.
Ndërsa qytetarët e BE-së u pyetën nëse do të mbështesnin “zgjerimin e BE-së për të përfshirë vende të tjera në vitet e ardhshme”. Në tërësi, 54% e qytetarëve e mbështesin këtë politikë, ndërsa 39% janë kundër.
