Botë

Dita botërore e fëmijëve, Kosova përkujtohen 1432 fëmijë të vrarë

01.06.2025 16:58

Në Republikën e Kosovës Ditës Botërore e Fëmijëve u shënua...

Në Republikën e Kosovës Ditës Botërore e Fëmijëve u shënua me një Akademi shkencore dhe Ekspozitë Dokumentare me titull: “RIKUJTESË – ATA ISHIN LIRIA VET”, që u kushtohet 1432 fëmijëve – viktima të luftës së fundit.
 
Ata fëmijë nga forcat serbe u vranë vetëm pse ishin shqiptarë u theksua në Akademi. Me këtë rast Nëna e Feride Deliu rrëfeu momentin kur vajza e saj, Edisona, vetëm 14 muajshe, u plagos rëndë nga një granatë dore e hedhur nga ushtarët serbë.
 
Ndërsa Edisona, tashmë e rritur, tregoi se plaga që mori nuk ishte vetëm fizike, por një ndryshim i përhershëm në jetën e saj.