Ligjet e Tarifës doganore dhe për pagë minimale para deputetëve
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta mbajë vazhdimin e tretë të seancës së 47-të...

Në rend dite të seancës janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për Tarifë doganore dhe për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë, të dyja në procedurë të shkurtuar.
Deputetët do të debatojnë edhe për raportet vjetore për punën e Komisionit për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informacionet nga karakteri publik për vitin 2014, Agjencinë e Postave për 2014, për Radio Televizionin e Maqedonisë për vitin 2014, Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës për vitin 2014, Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele për vitin 2014. dhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në vitin 2014.
Në rend dite të seancës janë edhe Raporti për punën e Agjencisë për Administratë për vitin 2014 dhe Kërkesës për dhënien e trajtimit autentik të nenit 327 alineja (3) pika (6) nga Ligji për procedurë gjyqësore, i parashutuar nga Nikolla Micevski.
