Seancë e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

02.06.2025 09:59

Në Kuvend sot do të mbajë seancë...

Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rend dite janë dis apropozim vendime për ndryshime të vendimeve për zgjedhje të kryetarëve, zëvendës-kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit. Janë paraprë ndryshime në përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në Këshillin nacional për eurointegrime, në Komitetin për marrëdhënie mes bashkësive, në Këshillin e kanalit të Kuvendit dhe në Këshillin buxhetor të Kuvendit.

Komisioni duhet të votojë edhe për Propozim-vendimin për ndryshim të Vendimit për themelimin e grupit të deputetëve në Kuvend për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve në Kuvend për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera. Janë paraparë ndryshime në delegacionin e Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OBSE), në Delegacionin e Kuvendit në Unionin Interparlamentar (IPU), Delegacionin e Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK) dhe në Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komitetin Parlamentare për Stabilizim dhe Asociim.

Në rend dite të Komisionit është edhe kërkesa për realizimin e pagave pas ndërprerjes së funksionit anëtar i Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesat në furnizimet publike, si dhe shqyrtimin e një kërkese për pagesë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës pas daljes në pension nga ish-deputetët.