Enti Shtetëror i Statistikës me akademi solemne do ta shënojë 80-të vjetorin e ekzistimit
Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS)..

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) sot me akademi solemne do ta shënojë 80 vjetorin e themelimit të institucionit, ndërsa në kuadër të jubileut nesër do të organizojë edhe Konferencë statistikore “25 vjet të dhëna gjinore”.
“Jubiletë e tetë dekadave të ekzistencës dhe 25 viteve të mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë janë një mundësi për të kujtuar rolin kyç të statistikave zyrtare në shoqëritë demokratike dhe kontributin e saj në krijimin e politikave publike të bazuara në të dhëna të besueshme. Ceremonia mbahet në një format ndërkombëtar, që është një njohje e rolit të rëndësishëm të statistikave zyrtare të Maqedonisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Jubiletë “80 vjet të Entit Shtetëror të Statistikës” dhe “25 vjet të mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë” shënojmë në partneritet me Entin e OKB-së për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave – UN Women”, njoftoi ESHS.
Fjalë hyrëse sot do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski, drejtori i ESHS, Dejan Stankov, Shtefen Hudolin, udhëheqës i Departamentit për bashkëpunim pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Rita Kolumbia, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara, pas së cilës do të mbahen dy panel diskutime në të cilat do të marrin pjesë drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e enteve statistikore evropiane, ekspertë të shquar nga vendi dhe vendet e huaja, si dhe përfaqësues të bashkësisë akademike dhe shoqërisë civile.
Siç njoftoi ESHR, në konferencë nesër do të mbajë fjalim presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova.
