Arsovska: “Luanit” Mickoski nuk i dëgjohet zëri para Mexhitit
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska...

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Hristian Mickoski, në lidhje me akuzat për ndërtime të paligjshme në Çair.
Në reagimin e saj thuhet se: “’Luanit’ Mickoski nuk i dëgjohet zëri para Mexhitit dhe Ganiut. Nuk guxon as shtrembër t’i shikojë e lëre më të kërkojë prej tyre përgjegjësi për krim. Luan? Mace! Nuk guxon të bësh zë për 150 ndërtime pa leje, të argumentuara me dokumente, me incizime nga vendi i ngjarjes. Tregon forcë kundër një gruaje, në vend që të njëjtën ta shfaqë para kriminelëve.”, ka shkruar Arsovska në rrjetet sociale.
Ajo njëherit ka porositur kryeministrin Mickoski të mos e përmend destabilizimin, sepse askush s’e beson. “Çdo gjë destabilizohet për ty kur nuk ke përgjigje për krimin. Kur të kapin në flagrancë. Atëherë është destabilizim.”, shkruan Arsovska.
