Maqedoni

80-vjetori i Entit të Statistikave

02.06.2025 14:44

Në një shoqëri moderne dhe transparente, statistikat...

Në një shoqëri moderne dhe transparente, statistikat janë një pasqyrë e realitetit. Është busulla që na tregon se ku jemi dhe ku po shkojmë. Statistikat mundësojnë angazhimin qytetar, llogaridhënien publike dhe dialogun social.
 
Pa të dhëna cilësore dhe të pavarura nuk ka demokraci cilësore, u tha sot në Akademinë Ceremoniale, me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Entit Shtetëror të Statistikës, si dhe 25-vjetorit nga mbledhja e të dhënave të ndara sipas gjinisë në vend, e cila u mbajt në Shkup. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Dejan Stankov, në fjalimin e tij tha se në tetë dekadat e fundit, statistikat zyrtare nuk kanë qenë vetëm një mjet i administratës shtetërore.
 
“Sot Enti i Statistikës është informatori i besueshëm dhe i sigurt, sinonim i kualitetit të të dhënave statistikore, i përshtatur me standardet evropiane. Statistikat oficiale në 8 dekadat e fundit janë vetëm mjek shtetëror i të dhënave administrative, por dëshmitar i historisë sonë, të rritjes ekonomike, të ndryshimeve demografike, rritjes sociale dhe i gjithë asaj që në si Qeveri u munduam ta ndërtojmë për një të nesërme më të mirë. Është bazë e zhvillimit demokratik. Statistika është themel i së mirës publike.”, - deklaroi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Dejan Stankov.
 
Këto 80 vjet nuk janë vetëm histori, ato janë një traditë e profesionalizmit, besueshmërisë dhe shërbimit publik, të cilat përfaqësojnë themelin e zhvillimit demokratik dhe institucional të shtetit tonë, theksoi kryeministri, Mickoski. 
 
“Edhe në emrin tim dua ta uroj jubileun Entit Shtetëror të Statistikave. I uroj edhe shumë manifestime të bukura si kjo sot. Të vazhdojnë punën si edhe deri më tani, saktë dhe preciz. Me të dhëna të cilat japin drejtim dhe direktiva se si duhet të ecë shteti, aty ku konstatohet që duhet të ndërhyhet shpejt drejt ndonjë përmirësimi. Unë dua ta shpreh përkrahjen time ndaj këtij institucioni. Enti Shtetëror i Statistikave është mjet për zhvillimin e shoqërisë.”, - theksoi kryeministri, Hristian Mickoski.
 
Ky institucion ka një rëndësi të veçantë edhe në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, ku statistika është kyçe për matjen e avancimit dhe për vlerësimin e proceseve të reformave, shtoi më tej Mickoski në deklaratën e tij. Ai shtoi se si Qeveri do të vazhdojnë të mbështesin statistikën, sepse të dhënat e sakta nënkuptojnë politika më të mira, ndërsa politikat më të mira nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët. 
 
FITORE DEMOLLI