Maqedoni

Stërvitje ushtarake “Reagim i shpejtë 2025”, “Krivollak”, nikoqir i 2.200 ushtarëve të NATO-s

02.06.2025 15:03

Rreth 2.200 ushtarë nga gjithsej 9 armata nga 7 vende anëtare...

Rreth 2.200 ushtarë nga gjithsej 9 armata nga 7 vende anëtare të NATO-s morën pjesë në stërvitjen ushtarake të titulluar “Reagim i shpejtë 2025”.
 
Shumë njësi ushtarake të këtyre vendeve, përveç se prezantuan manovrat dhe municionet e tyre luftarake të këmbësorisë dhe artilerisë, njëherit u promovuan edhe pajisjet më të rëndësishmet të formacionit, siç janë tanket “Leopard”, helikopterët sulmues, mjekësore të transportit të quajtura si “Black Hawk”, si dhe automjete të shumta të blinduara.
 
Kjo stërvitje përcjell mesazhin, se të bashkuar jemi më të fuqishëm dhe më të aftë për t’i mbrojtur vlerat demokratike, paqen dhe lirinë, u tha me këtë rast. 
 
“Stërvitja e titulluar “Reagim i shpejtë 2025” është më shumë se demonstrim i gatishmërisë dhe aftësi luftarake. Ajo është dëshmi e forcës dhe përkushtimit të aleancës. Është dëshmi se puna e palodhur e pjesëmarrësve në këtë stërvitje synon jo vetëm përmirësimin e kapaciteteve dhe aftësive, por edhe ndërtimin e besimit, interoperabilitetit dhe respektit të ndërsjellë.”, - deklaroi shefi i Shtabit të Përgjishëm, Gjeneral Major Sasho Lafçiski.
 
“Për rreth shikoj demonstrim të fuqishëm të përkushtimit, interoperabilitetit dhe demonstrim të vlerave të shkëmbyera, të cilët na bashkojnë si aleatë. Kjo stërvitje është dëshmi e fuqisë dhe përkushtimit tanë për të pasur një Evropë stabile dhe të sigurt.”, -  theksoi zëvendëskomandanti i Forcave Amerikane, Gjeneral Major Levon Kampton. 
 
Stërvitja ushtarake në poligonin “Krivollak” do të zhvillohet deri më 9 qershor, ndërsa në të do të marrin pjesë ushtarë  nga ShBA-ja, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Mali i Zi, Kosova, Austria, Greqia dhe Shqipëria.
 
“Pikërisht stërvitja e përbashkët dhe zhvillimi i interoperabilitetit të ushtarëve tanë me ushtarët e ShBA-së, Shqipërisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe vendet partnere Austria dhe Kosovë, është një nga përfitimet më të rëndësishme për të gjithë ne. “Reagimi i shpejtë” tregon gatishmërinë, profesionalizmi dhe aftësinë e armatës sonë.”, - u shpreh ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski.
 
“Ne nuk po shkruajmë thjesht edhe një faqe tjetër suksesi për armatën tonë, por njëherit e konfirmojmë përcaktimin për të qenë pjesë e atyre që e mbrojnë paqen, si një ideal i lartë civilizues. Kjo stërvitje nuk është vetëm demonstrim i thjeshtë i fuqisë ushtarake, por është manifestim i solidaritetit dhe simbol i bashkimit.”, - theksoi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Kjo stërvitje është pjesë e stërvitjes së madhe “Defender 2025”, ku përfshinë gjithsej 12 mijë ushtarë, që do të  zhvillojnë dhe demonstrojnë stërvitjet e tyre edhe në disa vende të ndryshme evropiane. 
 
REXHEP QAMILI