Stoltenberg: Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë nuk janë nga koha e lutës së ftohtë

14.05.2015 10:57

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se marrëdhëniet aktuale mes NATO-s dhe Rusisë nuk mund të vlerësohen si ato në kohën e luftës së ftohtë...

"Nuk jemi në situatë të njëjtë sikur në luftën e ftohtë, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në rrëzimin e Murit të Berlinit në vitin 1991", deklaroi Stoltenberg në konferencën për gazetarë në qytetin turk Antalia, gjjatë mbledhjes së ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s, transmeton TASS.

Sipas tij gjatë luftës së ftohtë kanë ekzistuar dy blloqe ushtarake, NATO dhe Pakti i Varshavës, si dhe lufta e ndërsjellë ideologjike në të cilën ka qenë e kyçur gjithë bota.

"Megjithatë nuk jemi as në partneritet strategjik, që duam ta zhvillojmë mes NATO-s dhe Rusisë", theksoi Stoltenberg.

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s sot në Antali do të bisedojnë për strategjinë e Aleancës në raport me krizën aktuale në Ukrainë, si dhe jostabilitetin e Lindjes së Afërt, përfshirë Sirinë dhe Irakun.