Botë

Filipine, zjarri përfshiu një fabrikë këpucësh, 72 të vdekur

14.05.2015 18:08

Së paku 72 njerëz kanë vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh në kryeqytetin e Filipineve, Manila....

Shumica e trupave që janë gjetur deri më tani, janë djegur në shkallë të lartë dhe vështirë se mund të identifikohen.Fabrika dykatëshe merrej me prodhimin e pantoflave.
 
Zjarri raportohet të ketë nisur pasi shkëndijat e një makine të saldimit kanë goditur një enë me kemikate, të cilat përdoren për prodhimin e pantoflave të gomës. 
 
Antarët e familjeve dhe bashkë-punëtorët e të zhdukurve kan pritur gjatë natës të mësojnë për fatin e të afërmive të tyre. Babai i një punëtori fabrike, tha se nuk e ka njohur trupin e të birit.
 
“Unë isha duke shpresuar se kur do ta shoh trupin e djalit tim do të jemë në gjendje ta njoh atë, por c’të shihja kishin ngelur vetëm eshtrat. Çdo prind nuk do tat a njihte fëmijun nga skelete të djegura, kjo është e tmerrshme, nuk dua të besoj që është im bir“, tha Dionisio Candido, babai I viktimës.
 
Autoritete kanë nisur hetimet ndonëse ende nuk dihet nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.
 
Pas ankesave të punëtorëve për mungesë të standardeve të sigurisë dhe shëndetësore, drejtuesit e policisë në Manila u kanë bërë thirrje agjentëve që të ndërmarrin menjëherë masat ndaj personave përgjegjës.