Tryezë e përbashkët, liderët e 4 partive, diskutojnë për krizën

14.05.2015 11:57

Katër liderët e partive më të mëdha politike, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH , në orën 14:00, do të realizojnë një takim ku temë boshte do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për krizen e thellë politike që ka kapluar vendin....

Propozimi që takimi të mbahet nën koordinim të presidentit Ivanov  është hedhur poshtë nga BDI për shkak të mos pranimit nga Ali Ahmeti që të ulet në të njëjtën tavolinë me kryetarin e shtetit.

Takimi është iniciuar nga përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar, ndërsa kjo gjë ka qenë një zgjidhje për t`u hapur dialogu drejt zgjidhjes politike.

Në takim marrin pjesë edhe ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav.