Osmani: BDI do të propozojë lista të hapura

03.06.2025 12:15

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani..

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, BDI do të propozojë zyrtarisht lista të hapura.

Ai këto komente i bëri përmes rrjetit social fejsbuk, duke shtuar se qytetarët në të njëjtën kohë duhet të kenë të drejtë të zgjedhin jo vetëm partinë, por edhe kandidatin që do t’i përfaqësojë. Kjo është mënyra më e drejtë për të fuqizuar votuesin dhe për të garantuar përfaqësim real në Kuvend, është shprehur Osmani.